Imponimi i vëzhguesit të ONM ndaj trupës gjykuese në seancën e prokurores Elisabeta Imerajt

Imponimi i vëzhguesit të ONM ndaj trupës gjykuese në seancën e prokurores Elisabeta Imerajt

Puntata e sotme e emisionit “Ajsberg” në MCN TV i është kushtuar seancës së drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gazetari Artur Çani, cili ka ndjekur seancën tregoi se e ka veçuar atë për shkak të rëndësisë së personazhit që drejton sot prokurorinë e Tiranës. Sipas Çanit seanca nisi e qetë, por pak kohë më pas, vëzhguesi Jacobs siç u shpreh gazetari përdori një lloj imponimi ndaj trupës gjykuese duke përgjigjur pyetjes së tyre nëse kishte pyetje me të njëjtën pyetje.

Seancën e prokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, e cila zgjati thuajse 8 orë, e kam veçuar sepse personazhi është i rëndësisshëm në kuadrin e drejtësisë. Ajo është bërë personazh i njohur për publikun lidhur me akuzën për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ajo ishte përballë tre personave në trupën dhe Theo Jacobs, ish-drejtorit të Zyrës Qendrore për Sekuestrim dhe Konfiskim dhe aktualisht prokuror në Gjykatën e Apelit në Bruksel. Seanca e saj nisi e qetë, ajo dha përgjigjet e veta dhe më pas i kaloi fjala vëzhguesit ndërkombëtar. Vëzhguesi Jacobs përdori një lloj imponimi ndaj trupës gjykuese. Trupa gjykuese pyeti Jacobs nëse kishte pyetje dhe ai ia ktheu me të njëjtën pyetje: “Po ju keni pyetje?”. Dhe kështu nisi debati mes tyre dhe këtu mu duk se ishte në tejkalim”, tha Çani.

Theo Jackbs ju drejtua me ironi trupit gjykues duke dashur të nënkuptonte diçka.

Olsi Komici: Faleminderit zonja Imeraj. Atëherë vijojmë me pyetje për subjektin e rivlerësmit. Zoti Ilia pyetje për subjektin e rivlerësmit?

Roland Ilia: Jo, nuk kam.

Olsi Komici: Zonja Zhegu pyetje për subjektin e rivlerësimit?

Suela Zhegu: Faleminderit, jo.

Olsi Komici: Zoti Jacobs pyetje për subjektin e rivlerësimit?

Theo Jacobs: Po ju Zoti Kryesues nuk keni pyetje?

Olsi Komici: Nuk kam.

Theo Jacobs: Më falni?

Olsi Komici: Më falni, nuk kam pyetje.

Theo Jacobs: Aha Ok, Unë kam disa pyetje.

Olsi Komici: Ok fjala për ju zoti vëzhgues ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy