
Nostradamusi, emri i vërtetë i të cilit është Michel de Nostredame, ka pasur një reputacion të ndërlikuar përgjatë shekujve. I lindur në një qytet në FRancë, Saint-Remy-de-Provence, në 1503-shin, ai ishte i fundit nga 9 fëmijët i lindur nga një baba noter dhe nga një mama që kishte histori në botën e mjekësisë. Askush nuk do ta mendonte që emri i tij do të ishte një sinonim për katastrofa dhe kaos, gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes.
Detajet për jetën e tij kanë qenë shpesh të diskutueshme. Pasi e nisi jetën e tij pofesionale në Universitetin e Avignon-it, iu desh që ta linte në mënyrë të papritur në fund të 1521-shit pasi vendin e pushtoi murtaja. Në atë kohë Nostradamusi nisi që të mblidhte bimë mjekësore ndërsa shëtiste nëpër fshatra. Kështu ai u bë farmacist, duke ofruar kura dhe ilaçe për ata që shkonin tek ai.
Në 1529-n, ai vendosi që të rikthehej sërish në universitet për të përfunduar doktoraturën në mjekësi, por nuk e përfundoi pasiu iu kërkua që të largohej, pasi e kaluara e tij si farmacist u zbulua dhe se kishte folur kundër profesionit të mjekësisë. Por ky trajtim formal nuk dëmtoi të ardhmen e tij.
Në 1531-shin Nostradamus u zhvendos në Agen, u martua dhe u bë baba id y fëmijëve. Pas vdekjes së gruas dhe fëmijës së tij, ai rinisi sërish udhëtimet. Dhe ishte gjatë kësaj kohe që reputacioni i tij si një shërues i murtajës u përforcua para 1547-s, ai u vendos sërish në vendlindjen e tij. Ishte këtu ku u martua për herë të dytë dhe të fundit. Bashkëshortja e tij ishte një e ve e pasur, me të cilën sollën në jetë gjashtë fëmijë.
Përfshirja e parë e Nostradamus me objektet okulte erdhi në mesin e 1500-s kur ai prodhoi një kalendar vjetor parashikimiesh dhe të parashikimit të motit, duke përfituar nga popullariteti i kësaj manie të re. Kjo punë e katapultoi atë në qendër të vëmendjes dhe e gjeti veten duke furnizuar vendet më perstigjioze, duke ndërtuar një grup klientësh, që e paguanin aftësinë e tij për të prodhuar parashikime të personalizuara. Pavarësisht se cilësohej si një parashikues, Nostradamusi priste nga klientët e tij që të bënin një pjesë të punës.
Ndërsa një astrolog profesional do të llogariste tabelën e lindjes vetë, Nostradamus kërkonte që ky informacion t’i vinte i gatshëm. Kjo ishte për shkak të mungesës së aftësive të tij dhe të besimit në disa fusha, duke bërë që shumë astrologë ta kritikonin punën që bënte.
Ndërsa Nostradamus po shquhej në botën misterioze, Mbretëresha e Henry II e Francës, Catherine de Medici, gjithashtu kërkoi shërbimin e tij. Thuhet se kjo gjë u orkestrua me shkathtësi nga vetë Nostradamus, pasi parashikimi i tij në calendar për vitin 1555 parashikonte një rrezik të afërt për familjen mbretërore. E shqetësuar përt këtë dhe duke besuar në mënyrë naïve në fuqinë e parashikimeve të tilla, Mbretëresha thërret Nostradamus në Paris në 1556-n dhe gjatë takimit porositi horoskopet për fëmijët, përfshirë të ardhmen për mbretërit e Francës, Charles IX dhe Henry i Anjou.
Për këtë të fundit, Nostradamus parashikoi lartësimin e tij, gjë e cila duhet të ketë shkaktuar emocionimin e Mbretëreshës, veçanërisht sepse djali i saj në atë kohë ishte i gjashti në radhë për marrjen e fronit. Ata u takuan sërish disa vite më vonë, kur Nostradamus ishte i moshuar dhe i vetëm në vendlindjen e tij. Në atë kohë u bë një festë mbretërore për takimin e personit që vlerësonte shumë Catherine. Gjatë takimit Nostradamus u bë njëkohësisht si mjek i mbretit dhe këshilltar i familjes mbretërore, bashkë me një shpërblim për shërbimet e tij prej 200 ecus (ish-njësi monetare zyrtare e BE-së).
*Përkthyer nga revista "Histori of the Occult" nga J. Çaushi



