Avokati Romeo Kara tha në studion e MCN Live se për të akuzuarit e dosjes “AKSHI” duhet të shtohet akuza ‘vjedhje e parave publike përmes shpërdorimit të detyrës’.
Sipas avokatit të përfshirët në dosje janë ndarë në dy grupe dhe përpiqen t’i hedhin fajin njëri-tjetrit.
Për mua duhet të shtohet një akuzë vjedhje e parave publike përmes shpërdorimit të detyrës publike. Për mua është vjedhje. Vidhet vota dhe vidhet çdo gjë e mundur në këtë vend.
E shoh si hap të mirë. E dyta ka rënë një perde. Një apartament 200 e ca metra katrorë në qendër të Tiranës që kushton rreth 600-700-800 mijë euro. Prokuroria po na tregon një pamje tjetër që politika u mundua ta mbulojë dhe mohojë.
Agasi paska qenë tutori AKSHI-t dhe Karçanjt. Paska qenë delja e Agasit. E bindur tek ai. Ky paska kapur të gjithë shtetin, kështu e kuptoj.
Janë krijuar dy palë që janë të AKSHI. Geron Mece me Shimën dhe këta tjerët dhe po i hedhin topin njëri-tjetrit.
40 milionë euro janë qesharake për këta. Hetimi tregon që sa më shumë kërkon ke më shumë gjithëpërfshirje. Të dalë ku është përfshirja politike, se nga fuqia politike i bënë këta. Këta të lëpihen sa kohë ke fuqi politike. Pastaj vijon fuqia në institucione, polici. Kanë kapur tregun dhe jashtë.



