24 Maj, Dita Europiane e Parqeve/ Rama: 21% e territorit shqiptar, zonë e mbrojtur

24 Maj, Dita Europiane e Parqeve/ Rama: 21% e territorit shqiptar, zonë e mbrojtur

Sot shënohet 24 Maj, Dita Europiane e Parqeve.

 Dita Europiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura europiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre.

Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama, kujton se parqet si zona të mbrojtura në vend përbëjnë 21% të territorit shqiptar.

MIRËMËNGJES , dhe në Ditën Europiane të Parqeve me këtë buqetë të disa prej mrekullive të natyrës shqiptare, të ruajtura si zona të mbrojtura që si asnjëherë më parë sot përbëjnë 21% të territorit shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë

24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare evropiane në Suedi në vitin 1909.

Kjo ditë festohet në një sërë qytetesh të mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si "mushkëritë e qytetit" si pasojë e përqendrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy