FMN mbyll misionin në Tiranë: Borxhi publik, shumë i lartë

FMN mbyll misionin në Tiranë: Borxhi publik, shumë i lartë

Përmes një ceremonie përmbyllëse FMN, ka mbyllur misionin e saj në Tiranë. Të pranishëm në konferencën përmbyllëse ishin guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Jan Kees Martijn.

Përfaqësuesi i FMN-së Jan Kees Martijn, në këtë konferencë të përbashkët me Bankën e Shqipërisë, shfaqi shqetësimin e tij, se borxhi publik vazhdon të jetë i lartë. Ai shtoi se në nivelin aktual të borxhit publik dhe të deficitit, politika fiskale ka shumë pak hapësirë për të përballuar tronditjen e negative. Ndërsa theksoi se risqet fiskale janë rritur nga PPP-të.

"Pavarësisht nga rënia gjatë viteve të fundit, borxhi publik vazhdon të jetë i lartë. Në rreth 69.9 % të PBB-së, përfshirë detyrimet e prapambetura në fund të vitit 2018, parashikohet të zbresë në 66.3% në fund të këtij viti. Në nivelin aktual të borxhit publik dhe të deficitit politika fiskale ka shumë pak hapësirë për të përballuar apo kompensuar tronditjen negative. Gjithashtu risqet fiskale janë rritur edhe nga rritja e detyrimeve të kushtëzuara, siç janë ata që lidhen me PPP.

Për të eleminuar këto dukuri, shefi i FMN në Shqipëri, numëroi një sërë rekomandimesh:

Duke u mbështetur në reformat e kohëve të fundit për forcimin e administrimit të risqeve të administratës tatimore, ne rekomandojnë kufizimin e risqeve fiskale dhe krijimin e amortizuesve fiskalë nëpërmjet konsolidimit të mëtejshëm fiskal me përpjekje të qëndrueshme në anën e të ardhurave dhe fuqizimit të instituticioneve buxhetore.

Ne konkretisht rekomandojmë që të bëhet një korrigjim që të arrihet përmes rritjes së të ardhurave fiskale sepse nevojat e mëdha që ka Shqipëria për infrastrukturë dhe zhvillim njerëzor nuk lejon shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve. Rekomandojmë fuqizimin e sistemit tatimor nëpërmjet anulimit të masave që e fragmentojnë dhe dobësojnë bazën tatimore dhe nëpërmjet nivelimit të fushës së lojës për biznese.

Nevojitet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrimet të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhe besimin në qeveri i nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim të TVSH-së duke mos i lidhur rimbursimet me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore.", u shpreh shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Jan Kees Martijn.

Nga ana e saj, ministrja Denaj tha se Ministria e Financave ka si objektiv të sajin uljen e detyrimeve të prapambetura. Kurse guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, u shpreh se ekuilibrat e ekonomisë janë duke u përmirësuar.

“Gjatë 2018 është forcuar stimuli monetar. Ka pasur rrije konsumi dhe investimi. Presim kthimin e inflacionit në objektiv”, vijoi ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy