Protesta e 8 Janarit/ Dëshmojnë sot në Prokurori Basha e Bardhi

Protesta e 8 Janarit/ Dëshmojnë sot në Prokurori Basha e Bardhi

Sot në Prokurorinë e Tiranës do të dëshmojë, kreu i PD, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Ata do të dëshmojnë në lidhje me protestën e 8 janarit dhe për akuzat që janë hedhur se brenda selisë ka pasur armë dhe persona të armatosur.

Kujtojmë që ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranës për tre orë dëshmoi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka.

Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, janë nën hetim, ndërsa mbi Bashën e Berishën, hetuesit nuk kanë ngritur asnjë akuzë, por ata janë marrë thjesht në pyetje për shkak të deklaratave që kanë bërë së fundmi.

Organizatori i protestës së 8 janari ishte Sali Berisha, me synimin për marrjen e selisë së Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy