Fluturimet Prishtinë-Beograd kushtëzohen me heqjen e taksës (VIDEO)

Fluturimet Prishtinë-Beograd kushtëzohen me heqjen e taksës (VIDEO)

Një linjë ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës mund të nisë së shpejti fluturimet. Siç raporton B92, një marrëveshje pritet të nënshkruhet sot në Berlin midis Ministrisë serbe të Ekonomisë dhe Lufthansa.

Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Marko Gjuriç, tha sot se ky hap do të rikthejë fluturimet mes Beogradit dhe Prishtinës, pas 20 vjetësh.

Megjithatë, Gjuriç i ka thënë RTS-së se linja mund të nisë fluturimet pas heqjes së taksave për mallrat nga Serbia qendrore dhe vazhdimit të dialogut.

Në këtë situatë, nënshkrimi i marrëveshjes mbetet një hap simbolik.

"Përveç 12 autobusëve që rregullisht lidhin Beogradin dhe Prishtinën, ne gjithashtu mund të marrim një linjë ajrore në të ardhmen, e cila do ta afronte kryeqytetin e provincës tonë jugore me Beogradin", thotë Gjuriç duke iu referuar Prishtinës, të cilën Serbia nuk e njeh ende si shtet.

Në këtë linjë, Gjuriç thotë se autoritetet në Beograd zyrtarisht do të njoftojnë edhe UNMIK-un dhe KFOR-in për këtë qëllim, pasi ato organe janë, siç kujton ai, sipas Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes Teknike Ushtarake, përgjegjës për kontrollin dhe koordinimin në emër të Serbisë të hapësirës ajrore në Kosovë.

"Kjo kompani ajrore mund të nisë menjëherë nga puna pasi tarifat të hiqen dhe dialogu të rifillojë", tha Gjuriç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy