
Është hequr prej katër ditësh në Shkodër pllakata që përkujton revoltën e 14 janarit, 1990 kur shkodranët rrëzuan bustin e Stalinit. Një nga organizatorët e kësaj revolte, Tonin Dema, akuzon ithtarët e Enverit për heqjen e pllakatës dhe i kërkon autoriteteve për identifikimin e autorëve.



