
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se në protestën e 17 prillit do të mblidhen të gjithë qytetarët në kryengritjen më të fuqishme paqësore.
Në një konferencë për mediat mesditën e sotme, ai tha se me datën 17 prill është dita dhe ora e qytetarëve.
Berisha shtoi se gjatë protestës do të përdoren të gjitha mjetet, që nga bllokimi i rrugëve dhe shesheve.
Të mblidhemi në Tiranë në kryengritjen më të fuqishme paqësore për t’i treguar vendin këtij regjimi antishqiptar, këtij regjimi që po vjedh shqiptarët sa asnjë qeveri tjetër në histori. Asgjë nuk shënon heqja e akcizës për fermerët. Për fermerët duhet përgjysmim i ngarkesës fiskale dhe heqja e akcizës. Nafta duhet t’u jepet atyre pa asnjë lloj takse dhe kjo nuk po ndodh.
Ndaj dhe fermerët janë të pashpresë. Shpresa e vetme dhe rruga e vetme e fermerëve është protesta me të gjitha mjetet më datën 17 prill në Tiranë dhe më pas bllokimi i rrugëve, i shesheve të vendit në mënyrë që qeveria të marrë ndëshkimin që meriton.



