Rama fajëson rrjetet sociale: Protesta është skenë klikimesh, industri fitimprurëse për like dhe ndjekës

Rama fajëson rrjetet sociale: Protesta është skenë klikimesh, industri fitimprurëse për like dhe ndjekës

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama tha se degradimi i dhunshëm i një sherri vulgar mes rojeve të sigurisë private dhe një protestuesi në Zvërnec, u bë zanafilla e një lufte globale online, duke bërë përgjegjëse rrjetet sociale për valën e protestave tre javore.

 

Ai deklaroi se emocionet mbërrinjnë shpesh para fakteve dhe e vërteta mbetet shpesh jetim dhe se ky është në paralajmërim për demokracinë në epokën e algoritmit. 

 

Kryeministri shtoi se qeveria ëhstë burimi më i mirë për të ushqyer zemërim dhe se gjithçka gjeneron prej algoritmeve që shpërblejnë konfliktin.

 

Sipas tij, sheshi është thjesht një studio televizive që ushqen algoritmin dhe se shekulli 21 po prodhon proletariatin e algoritmit.

 

Rama shtoi se protesta nuk është më protestë, por skenë klikimesh, një treg karrierash.

 

Njerëzit nuk u zgjuan prej fatit të Nartës, por prej emrit të Kushnerit dhe hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urrejnë për vdekje të gjitha armatat online. Si në një film, bulevardi përputhi atë arenë të frikshme me krejt armatën e urrejtësve shqiptarë, online dhe offline. Jo kundër Trumpit, por ndaj meje dhe jush. 

 

Nuk ka rëndësi objekti, rëndësi ka që motori të mos fiket dhe zhurma e tij të mos ndryshojë. Në kohën tonë tanimë jemi përballë një industrie shumë fitimprurëse, kush mendon se me like-t dhe ndjekësit e vetë bën politikë, bën gabim. 

 

Me pëlqimet që ai mbledh bën shërbimin e oligarkëve më të mëdhenj të planetit që përmes algoritmit dhe platformave bëhen më të pasur çdo ditë. 

 

Algoritmi nuk shpërblen qetësinë, as nuancat. Algoritmi nuk e do arsyen dhe prandaj në të gjitha studimet e bëra të gjitha postimet në të gjitha platformat që janë të mërzitshme, kanë shpërndarje më të ngadaltë se sa ato që janë tërheqëse dhe skandaloze. 

 

Algoritmi është aty për të shpërblyer konfliktin. Sa më shumë zemërim aq më shumë shikueshmëri dhe sa më shumë ndikim aq më shumë pushtet. 

 

Sheshi është thjesht një studio televizive që ushqen algoritmin. Shekulli 21 po prodhon proletariatin e algoritmit. 

 

Protesta nuk është më protestë, por skenë klikimesh, një treg karrierash. Por në të gjithë këtë ata të karrierave janë më qesharakët, sepse nuk e kanë marrë vesh akoma që me PS dhe me ne nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura. 

 

Algoritmi e ka të domosdoshëm të shfaqë dhe profetët që paralajmërojnë fundin e botës, revolucionarët që ushqehen me ëndrrën e revolucionit por që s’kanë lidhje me revolucionit.

 

Patriotët që nuk ia kanë haberin kohës dhe kronikanët që nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë. 

 

Sepse për ta nuk ka rëndësi se çfarë ndërtohet dhe si ndërtohet, por çfarë duhet shembur dhe si ta shembin, se vetëm mbi rrënojat e punës së të tjerëve mund të ngrihen në skenën virtuale ku marrin ndjekës, urime dhe përgëzime dhe për ta çdo incident është një revolucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy