Shqipëria reklamohet shpesh si vendi ideal për turistët, sidomos për ata që duan të zbulojnë vende dhe kultura të reja. Nga ana tjetër, Shqipëria është edhe një destinacion turistik relativisht i lirë dhe drejt të cilit mund të udhëtosh lirisht. Por çfarë ofron realisht Shqipëria për të huajt dhe pse zgjedhin ata të vizitojnë Shqipërinë? Cilat janë përparësitë, por edhe mangësitë, që vendi ynë ka në raport me vende të tjera në Europë? Për të folur më tepër në lidhje me këto çështje jemi në një bisedë me Denisa Kaca Bradley, administratore e “Expats in Albania”, një platformë për të mbështetur dhe për t’iu ardhur në ndihmë të huajve që vijnë në Shqipëri.



