
Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Egnatias në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superiore.
Një gol i shënuar nga Smajli në minutën e 38-të, i dha fitoren Vllaznisë, në debutimin e trajnerit Thomas Brdaric. Vlen të theksohet, se rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 11-të, pasi Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo fitore për shkodranët, vjen si një lloj hakmarrje, për eliminimin nga Kupa pak ditë më parë.
Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e dytë në renditje me 55 pikë, ndërsa Egnatia kryeson me 60 pikë.



