Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja

Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja

Raste të çuditshme por reale që ndonjëherë mund të mendohen të paperceptueshme prekin  realitetin e burrave shqiptarë që lidhen dhe flirtojnë në internet me femra të huaja.

Një rast i tillë është regjistruar në Drejtorinë e Policisë  Vendore Tiranë duke treguar se një burrë ndihej i shantazhuar nga një shtetase e huaj që kishte njohur në rrjetet sociale, pasi kjo e fundit i bënte presion rreth një video intime që kishin bërë së bashku.

Fillimisht biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet facebook-ut duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet skypit për t’u parë me kamera.

Personazhi femër që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi “gjahun” të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër.

Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe  kërkuar  shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet.

Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transefroheshin brenda afatit të caktuar.

Policia duke marrë shtysë nga ky rast apelon çdo qytetar  të tregohet më i vëmëndshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur  ftojnë të bëjnë skena intime online. /deklaratë nga policia e Tiranës

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy