Koreja e Veriut: E gjithë SHBA është brenda rrezes së goditjes

Koreja e Veriut: E gjithë SHBA është brenda rrezes së goditjes

Koreja e Veriut ka përshëndetur si një sukses, testin e saj të fundit të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), duke e përshkruar atë si një "paralajmërim të ashpër" për SHBA.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se testimi provoi se e gjithë SHBA-ja ishte brenda rrezes së goditjes, njoftoi media shtetërore.

Ky testim erdhi tre javë pas testit të parë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), nga ana e Koresë së Veriut.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e quajti atë "vetëm veprimin e fundit të pamatur dhe të rrezikshëm nga regjimi i Koresë së Veriut".

Kina gjithashtu dënoi testin e raketave, por kërkoi që të gjitha palët e interesuara, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin tensionet intensifikuese.

Duke konfirmuar nisjen, Veriu tha se raketa balistike ndërkontinentale fluturoi për pak më shumë se 47 minuta dhe arriti një lartësi prej 3,724 km (2,300 milje).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy