Drejtori i Spitalit Onkologjik: 744 raste me tumor gjiri në një vit/ Simptomat si kuptohet (VIDEO)

Drejtori i Spitalit Onkologjik: 744 raste me tumor gjiri në një vit/ Simptomat si kuptohet (VIDEO)

Drejtori i Spitalit Onkologjik Helidon Nina, në muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit thotë se gjatë vitit 2023, u regjistruan 744 raste të reja.

Në një intervistë për MCN Live, ai deklaroi se në vitin 2022 pati 711 raste, ndërsa shtoi se prej disa vitesh këto shifra variojnë 710-720 mesatarisht.

Mjeku këshillon që vajzat dhe gratë të paraqiten te mjeku për kontroll rregullisht, për të parandaluar rastet e rënda, ndërsa informon se mosha më e re e diagnostikuar është 29 vjeç.

Trajtimi në Spitalin Onkologjik bëhet me staf multidisiplinar, me statistikat tona, jo të gjitha rastet operohen.

Kirurgjitë e bëra gjatë vitit 2023, raste të reja të operuara kanë qenë rreth 300, shtuar raste të reja me kimioterapi dhe trajtime të tjera si radioterapi apo hormonoterapi.

Spitali Onkologjik ofron trajtimin multidisiplinar, për të cilën vetë ministrja jonë e Shëndetësisë, nënvizon rëndësinë e veçantë të stafeve.

Çdo pacient për patologjinë që ka, shihet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe analizat e bëra nga një grup mjekësh, për të bërë trajtimin e nevojshëm.

Rasti nuk i ngjan rastit, ne japin terapi të fokusuar sipas pacientit. Individët duhet të shkojnë për kontroll jo kur kanë problem, se dhe me kontrolle të rastësishme zbulohen problematika, të cilat mund të jenë në fazën fillestare.

Rekomandimet për të filluar këto kontrolle, është një mamografi në moshën 39-40 vjeç. Mosha e detyruar është 50 vjeç.

Por kontrolli me mjekun duhet bërë që mbi moshën 25 vjeç, me një eko dhe kontrolle të tjera.

Mesatarja e mamografisë është çdo dy vjet, por kjo gjë këshillohet nga mjeku specialist, në bazë të rastit dhe vlerësimi.

Vizita te mjeku specialist këshillohet mbi moshën 20-25 vjeç.

Bëhet dhe një anamnezë për të zbuluar historinë familjare dhe hartohet plani i vizitave që duhet bërë, si eko apo vizita të tjera.

Shenjat kryesore të kancerit të gjirit janë prekja e një mase që është klasikja, deformimi i gjirit, tërheqje lëkure, rrjedhje sekrecionesh nga thithi, trashje lëkure, prekja e një grumbulli gjëndrash te sqetulla dhe qafa.

Sugjerohet që kur bëhet vetëkontrolli të shihesh në pasqyrë, për të parë më mirë shenjat.

Rëndësi ka që kur kjo vizitë bëhet te mjeku specialist dhe lihen kontrollet pasuese.

Ajo që ka vlerë është vetëekzaminimi, kryesisht një herë në muaj, pas ciklit.

Por edhe ato që janë në menopauzë duhet të kontrollojnë rregullisht gjirin e vetë.

Këto vetëekzaminime kanë peshën e vetë, kur prek dhe ndjen diçka pavarësisht afatit të vizitës, duhet të paraqiten më herët.

Mjeku sugjeron se gjidhënia ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit, aktiviteti fizik dhe mbajtja e një peshe normale trupi.

Nina apelon që vajzat dhe gratë të mos e vonojnë vizitën te mjeku, për të parandaluar patologjitë e rënda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy