Çmimet ‘Vangjush Gambeta’ 2021 për gazetarët e ekonomisë/ Klodjan Tomorri -“Reporteri i vitit”

Çmimet ‘Vangjush Gambeta’ 2021 për gazetarët e ekonomisë/ Klodjan Tomorri -“Reporteri i vitit”

 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau sot çmimet për fituesit e konkursit ‘Vangjush Gambeta’ 2021 për gazetarët e ekonomisë.

Çmimi “Reporteri i vitit iu dha gazetarit Klodjan Tomorri, gazetar i ekonomisë në MCN TV.

Në motivacionin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, personifikohet Tomorri, si gazetar i këmbënguljes dhe kurajës së lartë profesionale.

Përmes raportimit të tij për cështjet ekonomike dhe financiare dhe buxhetin publik, ka shkaktuar rritjen e ndjeshmërisë publike dhe institucionale, thuhet në arsyetimin e çmimit.

Çmimet e dhëna sot ishin, dy çmime për karrierën dhënë gazetares Ilva Tare dhe gazetarit Seladin Xhezairi.

Çmimi “Raportimi më i mirë i vitit”, iu dha gazetares Jerola Zijai.

Çmimi “Ismet Bellova” iu dha gazetarit Kostandin Grillo (pas vdekjes).

Çmimi “Vangjush Gambeta” për shkrimin më të mirë në Kosovë, iu dha gazetarit Albert Spahiu.

Çmimi “Vangjush Gambeta” për shkrimin më të mirë në Shqipëri , iu dha gazetarit Elvin Luku.

Çmimi “Vangjush Gambeta” për shkrimin më të mirë në Maqedoninë e Veriut, iu dha gazetares Rita Behadini.

Çmimi “Vangjush Gambeta” për kronikën më të mirë ekonomike televizive, iu dha gazetares Oljana Maloku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy