Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka shpërthyer në “Opinion” ditën e sotme ndaj Bashës. Ai tha se Basha është sëmundja e PD-së dhe se ai tani po e ndan partinë me vjehrrin apo kunatin.
“Basha është sëmundja e PD-së. Edhe Berisha kur humbi iku, ndërsa ky bën garë farsë. Atij ia dhuruan partinë, e vodhi me marrëveshjen me Ramën dhe tani po ndan me vjehrrin dhe kunatin me ato farë listash që bëri”, tha Patozi.
Një nga kundërshtarët më të “fortë” të kreut të PD-së, Astrit Patozi mohon se do t’i futet garës për postin e kreut të PD-së.
Patozi mohoi zërat për një kandidim, ndërsa vazhdoi me sulmet ndaj kreut aktual Basha.
“Unë nuk do jem pjesë e garës. Basha para se të futej të rikandidonte për kreun e partisë fillimisht duhet të kishte bërë dorëheqje”, tha Patozi.



