Basha: Mos mungoni në kutitë e votimit, është e vetmja mënyrë për të ndryshuar Shqipërinë (VIDEO)

Basha: Mos mungoni në kutitë e votimit, është e vetmja mënyrë për të ndryshuar Shqipërinë (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka votuar rreth orës 11:00 në një nga qendrat e Njësisë 8. Basha uroi qytetarët për festën e Fiter Bajramit dhe i ftoi ata të marrin pjesë në votim, si e vetmja mënyrë përmes të cilës mund të ndryshohet Shqipëria.

“Dua ta nis me urimin e festës. Qoftë bekimi i Zotit mbi gjithë shqiptarët pas një muaj sakrifice. Ju uroj nga zemra gëzuar Fiter Bajramin. Sot është dita kur vendosim me votë, kur merret vendimi nga qytetarët për qytetarët. Mos mungoni, vetëm përmes votës mund të ndryshohet Shqipëria. Në mënyrë të veçantë ky është mesazh për ata që e ndiejnë veten të braktisur nga politika. Mos mungoni në kutitë e votimit. Dita është e nxehtë, por mos mungoni në kutitë e votimit. Ne kemi bërë një fushatë qytetare dhe europiane le të arrijmë etapën tjetër atë të një procesi të rregullt”, tha Basha.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy