Presidentja e Kosovës takim me kreun e NATO-s në 7 shtator

Presidentja e Kosovës takim me kreun e NATO-s në 7 shtator

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet më 7 shtator në Bruksel me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në faqen zyrtare të aleancës thuhet se Stoltenberg e Osmani do të mbajnë konferencë për media më 7 shtator.

“Të enjten, më 7 shtator 2023, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta presë znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Sekretari i përgjithshëm dhe znj. Osmani do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në seli të NATO-s pas takimit të tyre”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Tema kryesore të takimit pritet të jenë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Kujtojmë që NATO ka rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it,  për shkak të tensioneve në Veri të Kosovës.

Prishtina ka shprehur vazhdimisht ambiciet e saj për t’u integruar në aleancën ushtarake. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy