148 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal.
Autoritetet në Nepal thonë se më shumë se 50 persona janë ende të zhdukur.
Ekuipazhet e kërkim-shpëtimin janë ende duke kryer shpëtimin në helikopterë dhe gomone.
Shumica e autostradave kryesore që lidhin Katmandu me pjesën tjetër të vendit mbeten të bllokuara në shumë vende nga rrëshqitjet e dheut.



