Arrestohet ish- kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi/ Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Arrestohet ish- kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi/ Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK.

MCN Tv mëson se Ervis Berberi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. 

Po ashtu bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë edhe biznesmeni Valter Begaj dhe Ervis Lamaj.

Në njoftimin e SPAK thuhet: Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi Ervin Berberi  ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.

Kurse gjatë kohës kur shtetasi Ervin Berberi, ka qenë nën cilësinë e  titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.

Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit Ervin Berberit, ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit Valter Begaj. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy