
Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa foli mbrëmjen e sotme nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV për efektin e pandemisë Covid-19 në ekonomi. Sipas Xhepës duke qenë se ishin faktorët e shëndetit ato që u prekën, pasojat do të jenë shumë të mëdha. Xhepa theksoi se sot kriza e borxheve është rreziku më eminent, ndërkohë që rritja e normave të interesit të borxheve mund të prodhojë një krizë tjetër.
“Efekti i pandemisë është një nga ngjarjet e rralla dhe me pasoja shumë të rënda. Ekonomia botërore pësoi rënie të madhe. Por duke qenë se ishin faktorët e shëndetit ata që e shkaktuan pasojat janë shumë të mëdha. Pritej një rritje e ekonomisë por rivendosja e ekujlibrave të prishura duket se do të jenë më të thella. Sjellja ishte iracionale në një pjesë të madhe por frika e të panjohurës ishte shumë e madhe. Frika se sistemet shëndetësore i bëri vendet e varfra të kishin mbyllje ekstreme. Sot kriza e borxheve është rreziku më eminent. Ekspancioni i fortë monetar përbën shqetësim. Rritja e normave të interesit të borxheve mund të prodhojë një krizë tjetër edhe më të madhe”, tha Xhepa.



