Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të jetë në qendër të akuzave të opozitës. Belind Këlliçi e akuzon se po bllokon monitorimin e zbatimit të projektit të inceneratorit, ndërsa e Enkelejd Alibeaj thotë se ai është drejtori I drejtorëve të kompanisë 5 D. Ilir Meta është i bindur se SPAK nuk do veprojë ndaj Veliajt dhe se ai do të largohet me forcë nga populli.



