OKB: Gaza është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët dhe familjet e tyre

OKB: Gaza është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët dhe familjet e tyre

Gaza është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët dhe familjet e tyre, sipas Kombeve të Bashkuara.

Që nga sulmet e 7 tetorit, të paktën 57 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ). Në total, të paktën 64 gazetarë janë vrarë që nga 7 tetori, ku përfshihen katër gazetarë izraelitë dhe tre libanezë.

Gazetarët “e kanë mbajtur botën të informuar në kohë reale për tmerret që po përjetojnë civilët në Gaza. Përkushtimi i tyre meriton nderim. Por një nga një, këta sy në tokë po errësohen”, tha OKB në një deklaratë nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Territorin Palestinez të Pushtuar.

Agjencia e OKB-së deklaroi se është gjithashtu e shqetësuar për pretendimet e raportuara gjerësisht se gazetarët dhe punonjësit e medias morën telefonata kërcënuese dhe frikësuese nga personeli izraelit i sigurisë, sipas deklaratës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy