Manastirliu kandidate për Tiranën/ Tafani dhe Stojku: Është e pamundur të mos e dinte, aktrim. Asnjë arritje politike deri më sot (VIDEO)

Manastirliu kandidate për Tiranën/ Tafani dhe Stojku: Është e pamundur të mos e dinte, aktrim. Asnjë arritje politike deri më sot (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama prezantoi qeverinë e re, por lajmi i ditës mbetet shkarkimi i Erion Veliajt dhe emërimi i Ogerta Manastirliut si kandidate e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa në publik u perceptua si një befasi momenti kur Manastirliu u shfaq e "surprizuar", kjo nuk qëndron për panelin e “MCN Informacion”, ku analisti Endri Tafani dhe kryetari i partisë “Aleanca Demokracia e Re”, Edmond Stojku, e konsideruan këtë reagim si aktrim të pastër.

Tafani: 

Në rastin e Manastirliut, nuk besoj aspak që nuk e dinte. 99% është teatër. 

Në situata të tilla, gjithmonë personat lajmërohen, qoftë edhe pak para se të futen në mbledhje. Surpriza është për publikun, jo për personin e emëruar. 

Të gjitha emrat për lista deputetësh apo kandidatë për bashki merren vesh paraprakisht dhe gjithmonë u bëhet një ofertë apo njoftim përpara zyrtarizimit.

Nuk ka qenë e surprizuar, por mund të ketë bërë rolin e së surprizuarës. Është mirë të mos luhet ky rol në publik.

Lidhur me karrierën politike të Ogerta Manastirliut, Tafani u shpreh kritik:

Ajo ka pasur vetëm role ekzekutive. Më thoni, çfarë arritje politike ka që nga viti 2004 kur ka hyrë në politikë? Nuk ka asnjë arritje të mirëfilltë politike.

Edhe Edmond Stojku ndan të njëjtin mendim, duke thënë se nuk ka asnjë mundësi që një emërim i tillë të ndodhë pa dijeninë e kandidatit.

Është e pamundur që të mos e dinte, të paktën 24 orë më parë. Thjesht u është kërkuar që të mos flasin publikisht deri në momentin e zyrtarizimit.

Ka qenë drejtoreshë e QSUT-së dhe më pas mori poste të tjera, por shumë gjëra kanë ardhur si rastësi, jo si rezultat i ndonjë performance të jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy