Kapen 190 kg kanabis në portin e Durrësit, do të transportohej drejt Italisë

Kapen 190 kg kanabis në portin e Durrësit, do të transportohej drejt Italisë

Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit. Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi në mjetin e tij u gjetën 190 kg marijuanë.

Njoftimi i policisë  

Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët sekuestrojnë 190 kg Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Efektivat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë sekuestruar rreth 190 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Erblin Tuka 33 vjeç, banues në Shijak.

Më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues shtetasin E.Tuka, shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se dyshemenë e kamjonit kishte disa pako.

Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve" e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a/2 të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy