
Kandidati për deputet i PD, Asllan Dogjani, deklaroi në "MCN Informacion" se brenda partisë njihet si disident për shkak të qëndrimeve të tij të pavarura.
Ai theksoi se ka qenë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe është i vetmi deputet i PD që nuk e ka votuar atë.
“Njerëzit brenda PD më quajnë si disident pasi mendimet e mia nuk mi ndalon kush. Lidhur me Kodin Zgjedhor, personalisht kam qenë kundër atij ndryshimi. Unë kam dal në parlament dhe kam thënë që jam kundër këtij Kodi Zgjedhor, kam mbajt një fjalim 10 minuta dhe kam thënë që ne me këtë nuk i bëjmë mirë. Unë kam qenë i vetmi deputet i PD që nuk kam votuar për Kodin Zgjedhor.”



