Sulmet ndaj mediave në veri të Kosovës, Stafa: Askush nuk kujdesej për sigurinë, gazetarët serbë ishin indiferentë ndaj nesh (VIDEO)

Sulmet ndaj mediave në veri të Kosovës, Stafa: Askush nuk kujdesej për sigurinë, gazetarët serbë ishin indiferentë ndaj nesh (VIDEO)

Gazetari Osman Stafa deklaroi për emisionin “FactCheck” se në veri të Kosovës askush nuk kujdesej për sigurinë e reporterëve dhe grupeve të xhirimit. Stafa tha më tej se KFOR dhe policia kishte dështuar në vendosjen e një perimetri që mediat të kryenin punën e tyre siç duhet.

Duke treguar për raportimin nga veriu i Kosovës, Stafa tha se vetëm prania e gazetarëve atje shihej si një provokim dhe se në çdo moment 'protestuesit' dëshironin që situata të dilte jashtë kontrollit.

Kur po shkoja drejt veriut të Kosovës kisha parë në lajme që ishin goditur makinat e mediave në Kosovë dhe se kishte pasur dhe tensione me gazetarët, por fshihesha pas idesë së gazetarët dhe mediat nuk preken. Edhe në luftë gazetari nuk preket, është rregulli universal. Por, kur zbrita në Zveçan kuptova që situata është jashtë kontrollit sa i përket sigurisë së gazetarit për të raportuar. Pashë persona që të fotografonin, këta persona të maskuar të provokonin gjithë kohës. Na bënin shenja me 3 gishta para fytyrës, pashë që situata ishte jashtë kontrollit. Bëmë të pamundurën që asnjë veprim i ynë të mos ishte provokativ për ta. Sulmi ndaj mediave nga Kosovë dhe Shqipëria ishte goxha i madh.

Askush nuk kujdesej për sigurinë. Kam kuptuar që  profesioni i gazetarit kishte rënë, nuk kishte siguri as për mediat e Shqipërisë. Mediat serbe nuk u cenuan asnjë moment. Ata nuk shfaqnin interes për ne. Nëse ne sulmoheshim, fyefshim, ndaj tyre s’ kishte asnjë sulm. Ata ishin në turmë, merrnin intervista, ne nuk mundnim, tentonim të flisnim anglisht po asnjë nuk na kthente përgjigje flisnin vetëm serbisht dhe ne nuk kuptonim asgjë.

Vetëm prania jonë aty ishte provokim për ta.

Ata individë e kishin të qartë se çfarë do bënim, kishin një urrejtje brenda tyre dhe kuptohej nga mënyra e reagimit, gjuajtjeve. Ngjarjet në Mitrovicën e veriut nuk impaktojnë vetëm Kosovën, por rajonin dhe Evropën. Ballkani është fuçi baruti.

Autoritetet atje nuk kishin asnjë lloj pushteti mbi situatën. Autoritetet nuk ekzistonin, nuk shkonte njeri për të verifikuar ngjarjen, makinat e djegura. Ishin gazetarët e Kosovës që i dhanë zë dhe bënë që organizatat ndërkombëtare të reagonin. As KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk krijonin një perimetër sigurie për gazetarët për të raportuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy