Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion vijon hetimet për tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes për ushqimet dhe të Shëndetësisë për materialet mjekësore.
SPAK u ka dërguar një kërkesë doganave ku kërkon, cfarë materialesh janë zhdoganuar në periudhën e pandemisë?
Nga kanë ardhur këto materiale? Me çfarë çmimi janë zhdoganuar? Çfarë sasie është zhdoganuar? SPAK kërkon përgjigje për këto pyetje brenda javës.
Ndërkohë SPAK po kryen verifikime edhe në institucione të tjera përfshirë deklarimet në Tatime nga subjektet fituese të tenderave si dhe kontrollet e bëra në treg nga institucionet e tjera si KLSH apo Autoriteti Konkurrencës.
Për tenderat e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka pasur akuza të shumta nga opozita.



