Shtatë palestinezë u vranë në protestën në kufi me Izraelin, dhjetra të tjerë u plagosën

Shtatë palestinezë u vranë në protestën në kufi me Izraelin, dhjetra të tjerë u plagosën

Forcat izraelite vranë shtatë palestinezë të premten gjatë protestave përgjatë kufirit të Gazës, thanë zyrtarët shëndetësisë në Gaza. 

Nga ana tjetër Izraeli tha se trupat e saj kishin qëlluar një grup që shpërtheu përmes një gardhi me bombë dhe sulmoi një postobllok ushtrie.

Vdekjet palestineze arrijnë në rreth 200 të vrarët që kur protestat në kufi filluan më 30 mars, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.

Mjekët e Gazës thanë se, përveç shtatë të vdekurve, u plagosën rreth 140 të tjerë.

Ushtria izraelite tha se demonstruesit, rreth 15,000 protestues ishin mbledhur gjatë kufirit dhe kishin "gjuajtur gurë, mjete shpërthyese, bomba zjarri dhe granata" ndaj trupave izraelite dhe gardhin ndarës.

Zëdhënësi ushtarak izraelit, Lt. Kol Jonathan Conricus theksoi se një grup që "kishte shpërthyer një bombë në gardhin kufitare të Izraelit në Gaza", ishin rreth 20 njerëz dhe u larguan mes turmës.

Ushtria izraelite është kritikuar nga palestinezët dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për reagimin e tyre vdekjeprurës ndaj protestave. Por ajo thotë se trupat e saj kanë përdorur "mjetet e shpërndarjes së trazirave" dhe kanë qëlluar "në përputhje me procedurat standarde të operimit".

Një ushtar izraelit është vrarë nga një snajper palestinez gjatë protestave javore, ndërsa drejtë tokës izraelite janë hedhur raketa, gurë, balona të ndezura e shumë gjarë të tjera si jë hakmarrje për sulmin e ushtarëve izraelitë.

Hamasi kapi kontrollin e Gazës nga presidenti palestinez i mbështetur nga Perëndimi Mahmoud Abbas në vitin 2007 dhe që prej asaj kohe ka pasur ri luftra me Izraelin, më e fundit në 2014.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy