
“Twitter” ka mbyllur gjatë majit dhe qershorit mbi 70 milionë llogari që dyshohet se përhapnin lajme të rreme.
Lajmin e ka bërë të ditur “Washington Post”, e cila u referohet të dhënave që ajo posedon dhe që janë konfirmuar nga mediat sociale.
Numri i llogarive të mbyllura u dyfishua për herë të parë në tetor, kur kompania, e gjendur nën presionin e Kongresit, pranoi se Rusia kishte përdorur llogari false për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Kontrolli i llogarive në këtë mënyrë rrezikon të frenojë rritjen e kompanisë.



