Garancia për biznesin e madh, shteti do të konfiskojë aksionet e biznesit në rast të mospagesës

Garancia për biznesin e madh, shteti do të konfiskojë aksionet e biznesit në rast të mospagesës

TvT botoi dje detaje mbi marrëveshjen e qeverisë dhe bankave për t’i ardhur në ndihmë biznesit të madh në situatën që ka krijuar pandemia e koronavirusit, i njohur si garancia sovrane, dhe e cila parashikon që biznesi i madh të përfitojë një financim deri në 3 muaj të fondit të pagave, që mund të merret në formë kredie te bankat, ku shteti bën rolin e garantit.

Por çfarë do të ndodhë në rast të pamundësisë së biznesit kredimarrës për të kthyer mbrapsht detyrimin ndaj huadhënësit? TvT zbuloj se marrëveshja parashikon përvetësimin e aksioneve të biznesit nga shteti.

Kështu, sipas marrëveshjes, detaje të së cilës u bënë të ditura dje nga TvT, nëse në fund të periudhës së huasë, biznesi nuk kthen detyrimin ndaj bankës, ai humbet të drejtën e aksioneve, të cilat do të shiten nga strukrura përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Aksionet do të administrohen dhe nxirren në shitje nga Agjencia e Privatizimeve. Ngelet për t'u parë interesi i biznesit për të përdorur një instrument financiar si ky që po ofrohet nga qeveria shqiptare.

Gazmira Sokoli / TvT

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy