Pronari vrau shqiptarin që hyri për të vjedhur/ Bregu: Do të favorizohet 60-vjeçari italian (VIDEO)

Pronari vrau shqiptarin që hyri për të vjedhur/ Bregu: Do të favorizohet 60-vjeçari italian (VIDEO)

Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri dhe groposur në zonën e Salernos në Itali pas tentativës së tij për të grabitur një banesë së bashku me një tjetër person.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se vrasja e kryer nga një 60-vjeçar italian i cili është munduar të fshehë krimin.

Sipas Bregut, edhe pse krimi ka qenë i rëndë drejtësia do të favorizojë 60-vjeçarin për shkak se emigrantët nuk trajtohen njëlloj si italianët.

Më tej gazetari tha se shqiptarët në Itali kanë qejf të marrin përsipër krime që nuk i kanë kryer.

Krimi që ka kryer ka qenë i rëndë. Pasi e ka vrarë është përpjekur të zhdukë kufomën dhe e ka groposur në oborrin e shtëpisë. Ai është nisur për vrasje të dyfishtë, nuk ka arritur ta vrasë personin tjetër që ndodhet në spital. Ai e ka rrëfyer ngjarjen dhe ishte çështje kohe që të zbulohej se kush ishte trupi i viktimës. E rëndon situatën e tij juridike. Jemi vende mike por drejtësia në Itali shqiptarët i sheh me sy ndryshe, ashtu siç sheh të huaj e tjerë. Italianët nuk janë popull racist, por drejtësinë e kanë ndryshe për italianët dhe ndryshe për emigrantët.

Do ta favorizojnë gjatë gjithë kohës shtetasin italian, ndihen të frustruar nga logjika e fortë se shqiptarët kanë grabitur vila. Problemi është se edhe kur nuk e kanë vjedhur një vilë shqiptarët duan ta marrin përsipër për të shitur mend. Krijon alergji ndaj komunitetit shqiptar atje. Në Itali mund të jenë vjedhur gjithë futbollistët më të famshëm, por jo të gjithë hajdutët e këtyre vilave janë nga Laçi. Kane qejf të marrin përsipër dhe një krim që nuk e kanë kryer. 

I ndalur dhe tek njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve e cila sqaron se janë 33 milionë euro të përfituara nga individë apo subjekte përmes rrjeteve sociale të cilat nuk janë deklaruar  Bregu tha: 

30 milionë euro nuk janë pak, pavarësisht se kur shesin mend, rrëfejnë për miliona pafund. Kemi një shifër të përafërt për përfitime që janë të majme për jetën në Shqipëri. 

Nuk e kanë bërë enkas që nuk i kanë paguar. Nuk dinë, i kanë fituar, i kanë parë në llogarinë e tyre. 

Për para edhe e shajnë njëri-tjetrin.

Shteti bashkë me taksat, prapambetjet që nuk kanë paguar do i marrë 5-6 milionë euro nga 33 milionë euro që janë. 

Disa prej tyre fitojnë shifra marramendëse. Këngëtarët janë me dhjetëra milionë klikime në rrjetet sociale për një këngë. Me atë mbahen. Fitimet janë shumë të mëdha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy