Helshani: Nëse fëmijët mbi 1 vjeç s’kanë thënë fjalën e parë, prindërit duhet t’i bien këmbanat e alarmit (VIDEO)

Helshani: Nëse fëmijët mbi 1 vjeç s’kanë thënë fjalën e parë, prindërit duhet t’i bien këmbanat e alarmit (VIDEO)

Mjekja logopede Kledina Helshani e ftuar në ‘MCN Informacion’ kanë folur lidhur me problemet që fëmijët hasin me të folurin për të cilin u shpreh se janë shumë problematika që mund të ndikojnë dhe secila ka mënyrën e vetë të trajtimit.

Ajo shprehet se belbëzimet e para të fëmijëve i kemi rreth moshës 6 muajsh, por fjalët e para nisin në moshën 1 vjeçare dhe nëse nuk kanë nisur të flasin nga 12-18 muajsh është koha për të rënë dhe këmbanat e alarmit.

Sipas saj nga mosha 2-3 vjeç fëmijët duhet të kenë nisur të flasin rrjedhshëm.

Ne jemi në moshën 1 vjeç ku presupozohet se fëmija duhet të ketë thënë fjalën e parë dhe me rritjen e muajve ne duhet të kemi thënë fjalën e parë. Maksimumi 18 muaj është koha për të thënë fjalët e para, sepse kur kalojmë në moshën 2 vjeç fëmija kalon në krijimin e fjalive.

Kur prindi vëren se kanë kaluar 12 muaj 14, 16 apo 18 muajt e parë dhe fëmija nuk reagon nuk njeh objektet, këto duhet të jenë si këmbana alarmi pastaj dhe në bazë të vështirësisë që fëmija ka është logopedi që i trajton këtë vështirësi. Pastaj nëse ka ndonjë problematikë tjetër shoqëruese vendoset diagnoza nga mjeku përkatës dhe pastaj vazhdohet procesi terapeutik.

Unë u them gjithmonë dhe prindërve që kam në terapi mosha 2 vjeç është mosha kryesore nga mosha 2-3 vjeç shkon nga 2 mijë deri në 2500 fjalë, fjalori i fëmijës është zgjeruar dhe duhet të jetë në gjendje të tregojë çfarë, do çfarë nuk do, të formojë fjali të thjeshta për të treguar se çfarë është duke ndodhur me të. Pas moshës 3 vjeç fjalori vjen gjithmonë duke u pasuruar, por sa më shpejt ti referohemi specialistëve përkatës aq më mirë sepse mosha 2-3 vjeç është mosha ideale.

E pyetur se sa e dëmshme është teknologjia, Helshani tha se fëmijët deri në koshën 4 vjec s’duhet të kenë kontakt me telefonat.

Koha para ekraneve nuk këshillohet dhe deri në moshën 4 vjeç është mirë që fëmijët të kenë zero kontakt me ekranet edhe pse duket e pamundur. Kemi dhe ratse kur nuk kemi një të folur të rrjedhshme sepse mund të ketë një të çarë të buzës pra ka probleme nga më të ndryshmet dhe çdo diagnozë ka mënyrën e vetë të trajtimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy