Asociacioni, Kurti tregon tre shtyllat që i propozoi Vuçiçit

Asociacioni, Kurti tregon tre shtyllat që i propozoi Vuçiçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë bisedimeve të Ohrit propozoi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet mbi tri shtylla.

Por propozimi i tij u mohua kategorikisht nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Tre shtyllat ishin: Kushtetuta e Kosovës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe një qëndrim të Brukselit dhe Washingtonit.

"Për këtë formulimin vetëmenaxhim e në anën tjetër edhe për marrëveshjet e trashëguara, por që kanë pësuar rrëzim nga institucionet e shtetit tonë, si Gjykata Kushtetuese apo që janë shkelur nga Serbia, kam bërë një ofertë konkrete, duke iu thënë se nëse pala serbe është dakord që të pranojë tri shtylla bazike si: Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, një qëndrim të Brukselit zyrtar dhe një tjetër të Washingtonit, atëherë jam i gatshëm me këto premisa ta shkruajë draftin e propozuar. Porse, u thash se duhet pajtuar me premisat. Nuk pati dakordim të përfillen tri shtyllat. U thash se nëse pajtohen në mëngjesin tjetër ua sjelli draftin, por u refuzua. Jo vetëm që u refuzua, por në atë momente u tha nuk kemi çfarë të flasim më tutje ‘po humbim kohë, të ngrihemi nga ky takim e të shkojmë’. Ishte refuzim shumë i ashpër i një oferte gjeneroze e parimore”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy