
Zgjedhjet parlamentare 2021 i gjejnë qytetarët më të interesuar që t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.
Ndërkohë, aktivistë të Qëndresës Qytetare, nëpërmjet një deklarate u kanë bërë thirrje qytetarëve që të përfshihen masivisht në votime, në mënyrë që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pritet të ushtrojnë të drejtën e votës mbi 3,5 milionë shqiptarë, 107 mijë prej të cilëve pritet të votojnë për herë të parë.



