Putin ka një rivale të fort në garën presidenciale, ajo është pornostarja 32-vjeçare

Putin ka një rivale të fort në garën presidenciale, ajo është pornostarja 32-vjeçare

Një ish pornostare ka deklaruar synimet e saj se do jetë kundërshtare e presidentit rus Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

Ajo quhet Elena Berkova, është 32 vjeç dhe jeton në qytetin verilindor të Murmansk. Së fundmi ajo publikoi nj video në Instagram duke deklaruar synimet e saj si dhe duke akuzuar politikat e presidentit Putin.

Sipas Daily Mail, disa nga politikat e saj më të ashpra që mendon të batojë nëse ton përfshijnë dënimin me vdekje për ngacmimet seksuale, burrat nuk do kenë të drejtë të divorcohen nga gratë nëse gratë nuk duan etj. 32 vjeçarja, tashmë nëna e dy fëmijëve gjithashtu propozoi futjen e edukimit seksual në shkolla në mënyrë që t’u mësojë të rinjve rreth higjienës, kënaqësisë dhe ligjit. Edukimi seksual aktualisht nuk është i përfshirë në programin mësimor rus. Nuk është hera e parë që Elena bëj deklarata të tilla.

Në vitin 2009 ajo njoftoi se do kandidojë si kryebashkiake e Soçit por RT, televizioni rus tregoi se ajo nuk ishte regjistruar kurrë si kandidate. Kështu mbetet për tu parë nëse do ketë ndonjë regjistrim të emrit të saj pas deklaratës. The Mail citon se ajo është e frymëzuar të kandidojë si president nga fakti se shumë gra janë përfshirë në politikën ruse. “E kam marrë këtë vendim kohët e fundit, sepse gratë po marrin pjesë në fushata presidenciale.

Disa prej tyre janë nga biznesi tregtar, unë konkurrova për kryebashkiake e Soçit dhe u angazhova në politikë, prandaj vendosa të kandidoj për Presidencën e Rusisë”. Berkova bëhet gruaja e tretë që njofton se do kandidojnë për President në zgjedhjet e vitit 2018. Reuters raporton se Ekaterina Gordon dhe Ksenia Sobchak tashmë kanë shpallur kandidaturën e tyre zyrtare për postin/tiranapost/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy