Largohen nga Ura e Ibrit autoblindat e fundit të karabinierëve

Largohen nga Ura e Ibrit autoblindat e fundit të karabinierëve

Dy autoblindat e fundit të karabinierëve italianë janë larguar nga Ura e Ibrit, duke mbetur vetëm prania e zakonshme e KFOR-it.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 gusht kishte rritur befasishëm praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër.

Kjo rritje e pranisë së KFOR-it aty besohej se erdhi pas aksionit të Policisë së Kosovës për mbylljen e disa objekteve të institucioneve paralele serbe. Por KFOR-i reagoi duke thënë se këto ishin ushtrime rutino.

Sipas KFOR-it dislokime të tilla shtesë, janë pjesë e trajnimit periodik që KFOR-i kryen për të testuar procedurat e tij të vjetra dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale.

KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. KFOR-i po monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent. Është e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj të OKB-së dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm përkatës.

Pas këtyre stërvitjeve trupat e shtuara të KFOR-it ishin larguar, por aty kishin qëndruar dy autoblinda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy