Shtrenjtohet nafta, rikthehet çmimi 178 lekë për litër (VIDEO)

Shtrenjtohet nafta, rikthehet çmimi 178 lekë për litër (VIDEO)

Në të gjitha pikat tregtimit vihet re i njëjti fenomen, ndërsa rritja varion nga 3 deri në 5 lekë për litër që nga dita e premte. Në karburantet e Kastratit nafta tregtohet këtë të diel 178 lek për litë, në Eida Petroleum 177, në  Gega Oil 175 dhe rekordi mbahet  nga Alpet me 181 lekë për litër.  Cmimin e rritur e konstatojnë edhe qytetarë  e drejtues mjetesh, të cilët për TemA Tv shprehin shqetësimin për kostot e shtuara dhe efektin që pason në treg luhatja.

Por, për arsyet e këtij shtrenjtimi operatrorët thonë se ato duhen parë në tregun ndërkombëtar dhe jo në atë vendas, ku cmimi ka pësuar rritjen më të lartë që nga viti 2014, në 77 dollarë për fuci, pas njoftimit të presidentit Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe thirrjes për sanksione ndaj vendit islamik. Megjithatë një rritje e beftë në tregun vendas, kur ende ka rezerva karburanti nuk është risi për tregun, ndërsa ndërkombëtarët parashikojnë rrijte të mëtejshme, që mendohet ta cojnë një litër naftë deri në 200 lekë. Në tregun e shumicës, këtë të diel nafta shënoi 155.29 lekë për litër.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy