Trazirat në Kapitol/ Ish-agjenti i DEA-s akuzohet për mashtrim ndaj FBI

Trazirat në Kapitol/ Ish-agjenti i DEA-s akuzohet për mashtrim ndaj FBI

Një ish-agjent i DEA i cili pretendoi se ishte pushuar nga puna pasi shkoi në protestën e zhvilluar në Capitol më 6 janar, tashmë po përballet me akuzat se ai solli armën e tij të shërbimit në protestë dhe gënjeu FBI se çfarë kishte bërë atë ditë.

Mark Ibrahim shkoi në “Fox News” në mars dhe pretendoi se ai kishte udhëtuar për në Kapitol më 6 janar sepse një “mik me të cilin kishte shërbyer në Irak i kërkoi ndihmë për qëllime dokumentacioni dhe ishin vetëm shikues.”

Ibrahimi vazhdoi duke thënë se ai kishte filmuar përplasjen “në mënyrë që ata kriminelë të përballeshin me drejtësinë” dhe se ai kurrë nuk kishte shkelur në Kapitol.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë të martën, prokurorët thanë se Ibrahimi kishte informuar DEA javë para trazirave që ai kishte ndërmend të jepte dorëheqjen. 

Ibrahimi mori leje personale nga puna, sipas dokumenteve të gjykatës, dhe udhëtoi nga Kalifornia në Uashington më 6 janar.

Në ditën e trazirës, ​​prokurorët thonë se Ibrahim shkoi në Kapitol me një mik nga shërbimi i tij ushtarak dhe vëllain e tij, për të cilin Ibrahimi ka thënë se është një agjent special i FBI. 

Ibrahimi dyshohet se ka pozuar për fotografi ndërsa po kalonte nëpër territorin e Kapitolit, duke mbajtur distinktivin e tij të DEA dhe armën të vendosur në ijë.

Prokurorët thonë se ai dërgoi të paktën katër video në një grup me anëtarët e tjerë të zbatimit të ligjit, njëra prej të cilave tregonte Ashli ​​Babbitt- veteranin 35-vjeçar të Forcës Ajrore dhe mbështetësin e zjarrtë të Donald Trump i cili u qëllua fatalisht atë ditë.

Sipas regjistrimeve të gjykatës, Ibrahimi pranoi se ai kishte qenë në Kapitol me distinktivin e tij dhe armën e zjarrit, por mohoi t'i tregonte ndokujt distinktivin ose armën. 

Ai gjithashtu pretendohet se dha të njëjtën histori që i tha Tucker Carlson - se ai kishte shkuar në Kapitol për të ndihmuar mikun e tij të cilit i ishte kërkuar nga FBI për të dokumentuar trazirat.

Por dokumentet e gjykatës thonë se shoku i Ibrahimit u tha hetuesve se ai nuk kishte udhëzime nga FBI dhe se Ibrahimi po përpiqej të "mbulonte gomardhiqet e tij". 

Miku tha që Ibrahimi po planifikonte lëvizjen e tij të ardhshme në karrierë pasi u largua nga DEA dhe donte të përdorte tubimin për të nisur një podcast politik dhe një markë puro.

Avokati i Ibrahimit më parë ka thënë se ai ishte në Kapitol për të shijuar "një ditë të rëndësishme në histori" dhe se “Ibrahimi nuk ishte i lidhur dhe as pjesëmarrës në ndonjë shkelje ose akte të dhunshme dhe i denoncon ashpër ato".

Më shumë se 540 njerëz janë akuzuar nga Departamenti i Drejtësisë në sulmin ndaj Kapitolit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy