
Gazetari Artan Hoxha në "Të Paekspozuarit" në MCN TV ka folur për vendimin e gjykatës ndaj Sali Berishës, për t'u paraqitur para oficerit gjyqësor dy herë në muaj, vendim të cilin Berisha nuk po e zbaton duke mos e njohur fare.
Ai tha se çdo qytetar tjetër do të merrej "për leckash" nëse do të vepronte si Berisha dhe se ish kryeministri po e bën reformën në drejtësi të duket qesharake. Sipas tij, Prokuroria duhet të reagojë pasi nuk po ekzekutohet vendimi i gjykatës dhe se Berisha nuk po zbaton ligjin.
Berisha duhet të paraqitej në orën 10:00 para oficerit gjyqësor. Kjo është hera e tretë që nuk paraqitet. Ai nuk po paraqitet, cila është zgjidhja? Nëse një qytetar do të bënte këtë, do ta merrnin për leckash dhe do ta çonin në kokërr të burgut. As SPAK dhe as gjykata nuk po vepron. Berisha po e teston dhe po jep edhe mesazh. Ai nuk po i bindet një vendimi.
Fakti që nuk po paraqitet e ka vënë në ngërç. Prokuroria duhet të reagojë, nuk po ekzekutohet vendimi i gjykatës. Ai nuk po zbaton ligjin. Ose gjykata duhet të heqë dorë nga kjo masë dhe mos na lodhin kot me këtë reformën që po bën namin… Ose pastaj të venë dhe të zbatojnë ligjin.



