Shqipëria ishte vend nderi në panairin e turizmit në Berlin. Eduard Xhepa kryetari i shoqatës së turizmit Durrës në një lidhje skype me ‘MCN Live’ e konsideroi diçka shumë pozitive dhe mundësi të mira të promovimit të vendit tonë për të tërhequr turistët gjermanë, kryesorët në Evropë.
Ai tha se turistët gjermanë zgjedhin rrugë alternative për të vizituar Shqipërinë, teksa theksoi se investimet në infrastrukturë dhe linjat ajrore ndikojnë pozitivisht në turizëm.
Sipas tij ajo që duhet bërë është krijimi i kushteve në përputhje me standardet botërore.
Ka pasur efekte goxha pozitive, ky vit ka rëndësinë e vet ku ne kemi marrë dhe një pozicion nderi që jemi bërë të njohur në botë, sidomos në Gjermani.
Ajo është një shtet që ne kemi kohë që e kërkojmë si turistë sepse 80% e tyre lexojnë gazetën në mëngjes, është një popull që kërkon destinacione të reja, kërkon të vizitojë dhe eksplorojë dhe Gjermania është rast i mirë që ka kthyer sytë nga ne.
Ajo që ne kemi parë në këto vite nga turistët gjermanë është se ata vijnë me mënyra të ndryshme, me avion, makinë, camper, është njëlloj turizmi që atyre u pëlqen dhe rrugët për të ardhur drejt vendit tonë janë disa, kjo na gëzon dhe na ngarkon me përgjegjësi sepse duhet ë jemi të gatshëm për ti shërbyer jo vetëm atyre por të gjithë turistëve që zgjedhin Shqipërinë.
Është turistë shumë i mirë, elitar, potentë, i thjeshtë, domethënë mendoj që turisti gjerman është një nga turistët kryesorë të Evropës sa i përket frekuentimit që ata bëjnë dhe prandaj mendoj se ky panair ka bërë një marketing në makro të Shqipërisë sepse kanë marrë pjesë të gjitha agjencitë më të fuqishme të Shqipërisë dhe Gjermanisë që kanë bërw një bahskëpunim për të frekuentuar këtë destinacion kaq të bukur siç është Shqipëria.
I pyetur si e sheh ndërtimin e një aeroporti sezonal përballë Korfuzit, Xhepa tha se të gjitha investimet e bëra në infrastrukturë, në linja ajrore apo rrugore ndikojnë pozitivisht në turizëm.
Ai aeroport është e rëndësishme për të lehtësuar ardhjen e turistëve, është e mirë, por ne duhet që përveç kësaj të kemi kushte bashkëkohore dhe sinjalistika, rrugët, sistemet e pastrimeve pra gjithçka që kërkon fusha e truizmit, pra është e mirë por ka dhe shumë gjëra të tjera për të rregulluar, por jemi në rrugë të mbarë.



