
Autoritetet italiane paralajmërojnë kufizime të reja gjatë festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të infektimeve dhe shmangien e një vale të tretë koronavirusi.
Kryeministri Italian, Giuseppe Conte ka deklaruar ditën e sotme se një valë e tretë do të ishte shkatëruese.
“Për më tepër, tani nevojiten kufizime të reja. Ne duhet të shmangim me çdo kusht një valë të tretë, sepse kjo do të ishte shkatërruese edhe nga pikëpamja e humbjes së jetëve”, ka deklaruar Conte për La Stampa.
Këto masa shtrënguese vijnë pas dyndjes së njerëzve në qendra tregëtare menjëherë pas lirimit të masave anti-Covid nga qeveria, për këtë arsye në prag të festave autoritetet italiane shohin të arsyeshme të rivendosin rregulla të rrepta.
Italia është shteti evropian me numrin më të lartë të vdekjeve, me më shumë se 65,000 njerëz që vdiqën që nga shpërthimi në shkurt.



