Ligji për Call Center-at, në Shqipëri rrezikohen 25 mijë vende pune

Ligji për Call Center-at, në Shqipëri rrezikohen 25 mijë vende pune

Senati italian pritet që në 6 dhjetor të miratojë ligjin për mbylljen e biznesit Call Center në vendet jo anëtare të BE-­së. Një hap ky që pritet të reflektohet në punësimin e shumë të rinjve në Shqipëri.

Miratimi i ligjit në kompanitë që operojnë në vendin tonë, bën që 25 mijë qytetarë rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, Ines Muçostepa, në intervistën për “Panorama” tha se miratimi i ligjit nga senati italian ka për qëllim largimin e biznesit Call Center nga Shqipëria, ku menjëherë dalin të papunë 10 mijë persona. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të administratës tatimore, në vend janë të regjistruara 847 kompani Call Center, ndërsa të punësuar janë 25 mijë persona. Hapja e këtyre kompanive në vendin tonë, sipas Muçostepës, ka ardhur për shkak të kostos së ulët të hapjes së biznesit dhe krahut të lirë të punës.

Kryetarja e Unionit të Dhomave informon se nga takimet që ka zhvilluar me pronarët e kompanive mëmë është pohuar se në rast të miratimit të ligjit, nuk do të kthehen të operojnë në Itali, për shkak të taksave të larta. Përfaqësuesja e biznesit tha se së bashku me kompanitë mëmë në Itali po lobon për mosmiratimin e ligjit, ndërsa vetë kompanitë shqiptare kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e Kryeministrit Rama. Kompanitë po lobojnë edhe me shtetin italian, ku argumenti që po përdorin është hapja e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE dhe garancinë e ofrimit të standardeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy