Mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore/ Bylykbashi: Jemi për numërim dhe votim elektronik

Mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore/ Bylykbashi: Jemi për numërim dhe votim elektronik

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar, për Reformën Zgjedhore.

Jashtë selisë blu, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se opozita ka propozime konkrete sa i përket procesit të votimeve, ndërsa shtoi se prioritet janë lufta ndaj shit-blerjes dhe manipulimit të votave.

Bylykbashi theksoi se vjedhja e votave duhet të marrë fund, ndërsa i pyetur për Reformën Zgjedhore, ai u shpreh se opozita vijon t’i qëndrojë propozimit me pesë pika.

“Votimi dhe Numërimi elektronik një nga prioritet më të rëndësishme. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit.

Një  nga zgjidhjet që do të na ndihmojë të luftojmë manipulimin që bëhet në qendrat e votimit, do bëjë të mundur heqjen e duarve të komisionarëve që me urdhër politik nga maxhoranca vjedhin vota. Kemi disa propozime. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme, por janë ende në diskutim.

Për Reformës Zgjedhore, propozimi ynë është i qartë në tryezë me planin 5 pikësh, mazxhoranca ka vazhduar me zgjidhjen e saj. Ju e keni parë që maxhoranca nuk dëgjon nga ai vesh. Për këtë arsye ne nuk mund të qëndrojmë”, tha Bylykbashi.

 Opozita mbledh grupin e reformës zgjedhore

17-47h. Mblidhet sërish grupi i opozitës së bashkuar për formulimin e platformës për Reformën Zgjedhore me pjesëmarrjen e ekspertëve nga partitë e opozitës jashtë-parlamentare.

Partia Demokratike njofton se do të diskutohet për tre çështje si ajo e votës elektronike dhe shmangia e votimeve familjare. Opozita thotë se ka “propozuar edhe mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore”.

Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jetë:

Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numurimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.

Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.

Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy