<p>Gazetari Klodian Tomorri thotë se përtej pasojave ekonomike, tarifat e vendosura nga presidenti Trump mund të sjellin edhe pasoja të tjera. Tomorri tha se politikat proteksioniste si strategji e përdorur shpesh nga liderët populistë mund të prishin edhe ekuilibra të tjerë. </p> <blockquote> <p><em>Ky është proteksionizmi, janë politika proteksioniste. Këto politika përdoren shpesh nga liderët populistë. Kjo është si ajo historia e armikut të jashtëm që përdorin liderët autoritarë. Pra është dikush atje jashtë që po na bën një marifet, po na dëmton, kështu që do t’ia tregojmë vendin dhe do të dalim më të fortë sesa kemi qenë. Ajo që unë shoh më shqetësuese nuk janë thjesht pasojat ekonomike. Janë pasojat përtej atyre ekonomike. Tregtia ka qenë faktori kryesor i ruajtjes së paqes në botë. Milton Freedman thoshte që tregtia është mekanizmi i vetëm në botë që bën dy njerëz tërësisht të panjohur, nga dy cepa të ndryshëm të globit, të bashkëpunojnë në vullnet të lirë në përfitim të tyre dhe në përfitim të shoqërisë. Tregtia ka qenë një nga mekanizmat kryesorë të ruajtjes së paqes në botë. </em></p> </blockquote>



