Korrigjimi i formës së kokës te foshnjat me helmetë/ Pranvera Pere rrëfen përvojën me të birin

Korrigjimi i formës së kokës te foshnjat me helmetë/ Pranvera Pere rrëfen përvojën me të birin

Pak e dinë që forma e kokës së një të porsalinduri ka rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm.

 Në disa raste, koka mund të marrë një formë të pazakontë të sheshtë, e njohur në mjekësi si plagiocefali.

Drupal Ad

Për këtë problem, mjekësia rekomandon përdorimin e helmetave korrigjuese, pajisje që vendosen në kokën e butë të foshnjës për disa orë në ditë, me qëllim që të ndihmojnë në formimin e një forme më të rrumbullakët të kafkës.

Me këtë përvojë është përballur edhe Pranvera Pere, një nënë shqiptare që jeton në Gjermani, e cila për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”,  ndau historinë e saj me djalin 11-muajsh.

E vumë re që djali nuk kthehej në anën e majtë që në moshën 2 muaj e gjysmë.

Pas konsultës me pediatren, rezultoi se kishte një ngërç që e pengonte të lëvizte qafën në njërën anë, çka e çoi në sheshtim të pjesës së pasme të kokës.

Fillimisht, familja ndoqi terapi osteopatike për disa muaj, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm.

Në këtë pikë, mjekët sugjeruan vendosjen e helmetës korrigjuese që si ide fillimisht i trembi.

Pas 6 muajsh edhe pas terapisë osteopatike, forma e kokës ende nuk ishte rregulluar. Na u tha se sa më herët të ndërhyje, aq më mirë, sepse më vonë do të ishte shumë e vështirë për t’u korrigjuar.

Na dukej e çuditshme, madje shqetësoheshim për ndikimin që mund të kishte tek djali. Por kur pamë që rritja po theksonte edhe më shumë asimetrinë e kokës, vendosëm që ishte koha për të vepruar.

Djali filloi të mbante helmetën në moshën 7 muajshe. Sot, ai e mban për 23 orë e gjysmë në ditë, dhe hiqet vetëm për dushin ditor.

Duhet mbajtur rreth 9 muaj, deri kur fëmija i afrohet moshës 2 vjeç. Pas kësaj moshe, ndërhyrja nuk është më efektive, kështu na kanë thënë mjekët.

Pranvera nënvizon rëndësinë e informimit dhe ndërhyrjes së hershme.

Për prindërit që përballen me të njëjtin problem, mos kini frikë. Helmetat janë zgjidhje funksionale dhe ndihmojnë vërtet në korrigjimin e formës së kokës. Është më mirë të veproni herët, sesa të pendoheni më vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy