
Jannik Sinner, ka fituar Australian Open 2024, për herë të parë në karrierë.
Tenisti italian, mposhti në një finale spaktakolare rusin, Daniil Medvedev. Përmbysje epike nga Sinner, nga 0-2 në 3-2 me sete.
21-vjeçari bëhet italiani i parë që fiton një turne si Australian Open, nga viti i largët 1976.
Sa i përket ndeshjes, Medvedev fitoi dy setet e para me rezultatin e njëjtë 6-3. Megjithatë Sinner ia doli të barazojë në 2-2, pasi fitoi dy setet e radhës 6-4.
Në setin final, italiani u shfaq dominues, duke fituar 6-3, për ta marrë trofeun e parë Grand Slam në karrierë.



