Federata Evropiane e Gazetarëve ka reaguar në lidhje me kritikat dhe ofendimet që kryeministri Rama bëri dje në drejtim të gazetarëve në një prononcim direkt pas seancës parlamentare. Në një deklaratë shoqata në fjalë dënon veprimin e kryeministri dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre.
EFJ mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptarë pas fyerjeve dhe intimidimit qe beri kryeministri Edi Rama nje dite me pare.
“Federata Europiane e Gazetareve” sjell ne vemendje se çdo gazetar ka te drejten te beje pyetje qe edhe mund te mos u pelqejne politikaneve dhe kjo nuk eshte nje arsye per t’i intimiduar e sulmuar ata per punen e tyre investiguese. Kjo sjelle e perseritur ndaj gazetareve shqiptare, duhet te ndalet”, thuhet në EFJ.



