Përdorte dinamit për gjueti në det, ndalohet 27-vjeçari në Durrës

Përdorte dinamit për gjueti në det, ndalohet 27-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka ndaluar një 27-vjeçar pasi ka përdorur dinamit për gjueti të paligjshme në zonën e Kepit të Rodonit. Policia ndaloi shtetasin Juljan Shetaj,  27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës.

Policia sqaron se: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik tip kallashnikov , të cilën e mbante pa leje. Gjithashtu i’u sekuestrua edhe një mjet lundrues, varkë,  pa Çertifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga  Policia Kufitare dhe dokumentacion të rregullt.

Ky rast u denoncua në portalin e Komisariatit Dixhtal, ndërsa policia e Durrësit falenderon qytetarin në lidhje me denoncimin e bërë dhe fton çdo shtetas që konstaton një fenomen të paligjshëm të denoncojë duke garantuar marrjen e masave nga ana jonë dhe vënien para përgjegjësisë penale çdo shkelës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy